Arabia Saudite shkakton tronditjen më të madhe në futboll me fitoren 2-1 me skuadrën e mbushur me yje të Lionel Messi (fotot)

by admin
Spread the love

Arabia Saudite ka mundur sot Argjentinën e Lionel Messit në ndeshjen hapëse të dy skuadrave në Kampionatin Botëror të Katarit, në atë që kritikët quanin një nga rezultatet më të papritura në historinë e futbollit.

Shteti i Gjirit Persik renditet aktualisht i 51-ti në botë pas Katarit dhe erdhi në turne me pritshmëri të ulëta, kundrejt Argjentinës, që pritet nga shumë të arrijë lavdi madhore.

Por në një kthesë të papritur të ngjarjeve, më të dobëtit dërguan skuadrën e renditur e treta më e mirë në botë në fund të grupit C me një fitore me përmbysje 2-1

Duke bërë këtë, ata gjithashtu thyen ecurinë e 36 fitoreve radhazi të Argjentinës, në kompeticionin që duhet të ishte triumfi i fundit ndërkombëtar i Leo Messit.

Ai që debatohet si futbollisti më i mirë në botë shënoi me një penallti të kontestuar në pjesën e parë por Arabia Saudite u kundërpërgjigj shpejt pas nisjes së pjesës së dytë me një gol të Saleh Al-Shehri në minutën e 48-të.

Sauditi Salem Al-Dawsari vijoi sulmin me një gjuajtje të mrekullueshme në cepin e portës disa minuta më vonë, duke emocionuar tifozë në stadium, teksa Messi mbante kokën me duar.

Në momentet e fundit të ndeshjes sauditët duhet të sprapsnin sulm pas sulmi edhe pse 8 minutat shtesë papritur u bënë 13 nga gjyqtari.

Por mbrojtja arriti të qëndronte deri në fund teksa me fishkëllimën finale stadiumi shpërtheu në celebrime dhe tifozët argjentinas nuk u besonin syve.

Tifozët e Anglisë ishin vecanërisht të gëzuar duke përmendur fatin e pësuar pas golit të shënuar me dorë nga Diego Maradona që i eliminoi nga Kupa e Botës në 1986.


Top Channel

You may also like