Aplikimi i Kosovës në Këshill të Evropës nuk futet në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave

by admin
Spread the love

Aplikimi i Kosovës nuk është futur në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që do të mbahet sot në Torino të Italisë.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e PDK-së, që
njëherit është anëtare e komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Ariana
Musliu Shoshi.

Kjo e fundit tha se me këtë, nuk mund të
fillojnë procedurat zyrtare për anëtarësim, pa vonim dhe diskutim.

Takimi i radhës, siç ka thënë ajo, mbahet më 1
qershor në Strasburg.

Postimi i plotë i Musliu-Shoshit:

Ky është rezultat i diplomacisë së fjetur e JO
të heshtur!

Që nga dita kur kemi dorëzuar kërkesën për
aplikim në KE kam kërkuar qartësi nga qeveria se a do të jemi pjesë e agjendës
formale në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që
mbahet sot në Torino të Italisë!

Sot u konfirmua që ne nuk NUK jemi pjesë e
agjendës formal në këtë takimin.

Rrjedhimisht sot nuk do të shqyrtohet kërkesa
e Kosovës për anëtarësim në KE! Pra nuk mund të fillojnë procedurat zyrtare pa
diskutim dhe votim.

Të shpresojmë se do të jemi pjesë e agjendës
formale në takimin e zv.Ministrave që mbahet në Strasburg me datë 1 qershor
2022!.

You may also like