Apelimi nga avokatët, Djokovic qëndron në një hotel refugjatësh deri të hënën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Është shndërruar në një telenovelë pjesëmarrja e tenistit serb, Novak Djokovic në turneun e Australian Open.

E gjitha ka nisur sepse 34-vjeçari nuk ka dëshmuar nëse është vaksinuar kundër COVID-19 dhe në këtë formë autoritetet australiane e kanë ndaluar në aeroportin e Melbourne për më shumë se pesë orë.

Mbrëmjes e së mërkurës ato morën një vendim final duke theksuar se Djokovic nuk mund të futej në vend ndërsa duhej të largohej menjëherë. Megjithatë, avokatët e numrit një të botës bënë lëvizjet e tyre duke apeluar këtë vendim në gjykatë, e në këtë formë Djokovic nuk është larguar ende nga Australia.

Mirëpo, vendimin e gjykatës që do të jepet ditën e hënë në orën 10:00, serbi është i detyruar ta presë në një hotel të caktuar për refugjatët, ndërsa nuk mund të lëvizë prej andej duke u konsideruar si një person në karantinë.

Kështu, orët e fundjavës do të duken të gjata për “Nolen”, teksa ky i fundit ka marrë edhe mbështetjen e presidentit të Serbisë, Vucic i cili ka theksuar se do të bëjë gjithçka që tenisti të trajtohet me respekt dhe të marrë pjesë rregullisht në turneun e Australian Open që starton më datë 17 janar.


Top Channel

You may also like