Anulohet seanca për Muhamed Zekirin – Shqip

by admin
Spread the love

U shty për tri deri në katër javët e ardhshme gjykimi për lëndën në të cilën akuzohet Muhamed Zekiri. Siç njoftoi Gjykata Penale, shtyrja është bërë përshkak të destabilizimit të gjendjes psikike të të akuzurit Zekiri.

“Në gjykatë është dorëzuar ekspertiza e re e ekspertit – psikiatër, sipas të cilit, përshkak të destabilizimit të gjedjes psikike të të akuzuarit M.Z., rekomandohet shtyrja e gjykimeve për tri deri në katër javët e ardhshme”, thonë nga Gjykata.

Gjykimi ka filluar më 15 dhjetor 2022, ndërkaq për shkaqe shëndetësore është shtyrë edhe gjykimi i 16 shkurtit.

Gjykimin po e udhëheq gjyqtarja Fanka Jançuleva – Mihailovska. E njëjta gjykatëse aktualisht po gjykon edhe ish-sekretarin e përgjithshëm të qeverisë, Dragi Rashkovski.

You may also like