ANKARA – Erdogan: Turqia arreston një nga liderët e ISIS-it

by admin
Spread the love

ANKARA, 9 shtator /ATSH-AA/ – Një nga drejtuesit e lartë më të rëndësishëm të organizatës terroriste ISIS është arrestuar në Turqi, njoftoi presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan.

”Terroristi Bashar Khattab Ghazal Al-Sumaidai, me emrin e koduar Abu Zeid/Mjeshtri Zeid, u kap në një operacion të suksesshëm nga shërbimi sekret turk dhe policia e Stambollit”, u tha Erdogan gazetarëve.

”Raportet ndërkombëtare dhe raporti i sigurisë i OKB-së përmbanin gjithashtu informacione se ky terrorist ishte një nga drejtuesit e lartë të organizatës terroriste ISIS”, vuri në dukje presidenti turk.

Erdogan tha se lidhjet e terroristit në Siri dhe Stamboll janë përcjellë për një kohë të gjatë dhe janë marrë informacione të shërbimeve sekrete se ai do të hynte ilegalisht në Turqi.

Erdogan tha se terroristi është transferuar tek autoritetet gjyqësore me urdhër të Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Stambollit, pasi është marrë në pyetje nga Agjencia Kombëtare e Shërbimit Sekret dhe policia./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakPërurohet Shkolla e Mesme e Bashkuar “Nesim Kacani” në Miras, Devoll

You may also like