Anglia mposht Uellsin dhe kalon në fazën tjetër, kualifikohet edhe SHBA

by admin
Spread the love

Anglia bën detyrën ndaj Uellsit dhe e mposht me rezultatin e pastër 3-0 duke u kualifikuar për fazën e 1/8. Në fazën tjetër kalon edhe SHBA-ja që mposht Iranin 1-0 me një gol të realizuar nga Pulisic.

Dygolëshi i Rashford dhe një i realizuar nga Phil Foden mjaftojnë për “Tre Luanët” të mbajnë vendin e parë në grupi B dhe të kalojnë kështu në fazën tjetër.

Pjesa e parë mbyllet pa gola pavarësisht disa rasteve të krijuara nga anglezët që nuk konkretizohen me gol. Nga ana tjetër nuk ka raste të pastërta shënimi nga Uellsi që mendon vetëm të mbrohet në këtë takim për të sulmuar më pas me kundërsulme.

Në pjesën e dytë, Anglia niset me një tjetër marsh dhe Marcus Rashford zhbllokon rezultatin me një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit. Dy minuta më vonë është Foden që dyfishon shifrat, përpara se Rashford të plotësonte dygolëshin e tij personal dhe të vuloste rezultatin final në 3-0.

Nga ana tjetër SHBA merr një fitore të vuajtur përballë Iranit falë golit të realizuar nga ylli i ekipit Christian Pulisic. Sulmuesi i Chelsea shfrytëzon një pasim të Dest në fundin e pjesës së parë dhe i çon shifrat në 1-0. Irani edhe pse provon të ndryshojë fatet e këtij takimi, nuk ia del dot të barazojë rezultatin dhe në fund janë amerikanët që festojnë.

Kështu verdikti final i grupit B është me Anglinë që del e para me 7 pikë, e ndjekur nga SHBA me 4 pikë, Irani me 3 dhe Uellsi me 1 pikë. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter

You may also like