Anglia i vendosi sanksione Abramovichit – e bija e tij del kundër Putinit

by admin
Spread the love

Sofia Abramovich, e bija e pronarit të Chelseat, Roman Abramovich, e ka bërë një deklaratë të papritur për presidentin rus, Vladimir Putin.

Ajo thotë se Rusia nuk e do luftën me Ukrainën, por presidenti i saj.

Fillimisht, ajo e bëri një postim në rrjetet sociale, duke shkruar: “Rusia e dëshiron luftën në Ukrainë”.

Por, më pas e fshiu atë duke e përmirësuar dhe duke e bërë një tjetër: “Putin e dëshiron një luftë në Ukrainë”.

“Gënjeshtra më e madhe e suksesit më të madh të propagandës së Kremlinit është se pjesa më e madhe e rusëve është me Putinin”, ka shtuar ajo.

Një mesazh i rëndësishëm ky i vajzës së miliarderit rus pas kërkesës së deputetit laburist, Chris Bryant që t’ia heq Abramovichit të drejtën për ta mbajtur pronësinë e klubit anglez.

Madje, atij i është ndaluar edhe hyrja dhe jetesa në Britaninë e Madhe pasi akuzohet si i afërt dhe ndihmues në rritjen dhe ndikimin e presidentit Putin në botë. 

You may also like