Anglia e nis me “këmbën e duhur” Botërorin, fitore tenistike përballë Iranit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Anglia e nis me goleadë Kupën e Botës pasi shkatërron Iranin me rezultatin tenistik 6-2. Të besuarit e Gareth Southgate zhvilluan një ndeshje pothuajse perfekte duke dominuar përgjatë 90 minutave lojën pa e vendosur asnjë moment në dyshim fitoren.

Ndeshja nis menjëheë me raste të rrezikshme për Anglinë, por fillimisht nuk tregohen të qartë përpara portës. Duhet të kalojnë 35 minuta lojë që Jude Bellingham të zhbllokojë shifrat e takimit me një gol me kokë.

Anglia zhbllokohet dhe e mbyll pjesën e parë edhe me dy gola të tjerë. Fillimisht është Bakayo Saka që dyfishon shifrat e më pas në fundin e fragmentit të parë Steerling fikson rezultatin në 3-0.

Edhe pjesa e dytë nis me Anglinë që është dominuese dhe realizon golin e katërt me Saka që plotëson edhe dygolëshin e tij personal. Irani nga ana tjetër shënon golin e parë me Taremi në tentativën e vetme deri në atë moment drejt portës.

Anglia nuk e ndal ritmin dhe realizon edhe dy gola të tjerë me Rashford dhe Grealisht. Rezultati final i takimit vuloset nga Taremi që realizon me një 11-metërsh në frymën e fundit të ndeshjes. Me këtë fitore Anglia merr tre pikëshin e parë në Grupin B dhe bën startin e duhur për Kupën e Botës. /oversport.tv

Foto: England, Twitter

You may also like