Angelina Shala, me emër e suksese të mëdha në Europë

by admin
Spread the love

Shqiptarët në gurbet po vazhdojnë të jenë emra të përmendur në shumë fusha, e në mesin e tyre është edhe aktorja e njohur Angelina Shala e cila u tërhoq nga vendlindja duke filluar kështu një jetë dhe karrierë ndryshe në Gjermani, shkruan Kosovarja.

Së fundmi ajo mori pjesë në një event ku ishin pjesëmarrës një numër i madh i bashkëkombësve e që ishte e ftuar në kategorinë VIP nga shefi kryesorë i klubit Universum Boxing, Ismail Özen. Poashtu pjesë e eventit ishte edhe Flora Sulldashi, dizajnere e modës dhe emër i njohur në Hamburg të Gjermanisë.

Universum Boxing organizoi ndeshje mes dy boksierëve të njohur ku njëri ndër ta është edhe reper i njohur shqiptarë Bözemann në Gjermani, dhe kundërshtarit të tij Sinan-G.

Mbrojtësi kryesorë i Bözemann ishte Mani Pireci, truprojë i licencuar në Gjermani, njëheri mik i ngushtë i aktores në fjalë.

Në vazhdim mund të shihni videon e ndeshjes ku pjesëmarrja e bashkë- atdhetarëve ishte vërtetë e madhe e që njëherë tregon për emrat e shumtë që arritën sukses dhe përmenden edhe jashtë kufijve.

Kujtojmë se Angelina vazhdon të jetë tejet aktive në rrjetet sociale duke sjellë gjithmonë risi për numrin e madh të ndjekësve dhe adhuruesve të punës së saj, edhe një emër kosovarë që nuk po i mungojnë sukseset në rrugëtimin jashtë vendlindjes. /Kosovarja/


You may also like