Anëtarët e Partisë Socialiste do të paguajnë një kuotë mujore për Partinë, në listë studentë, pensionistë dhe biznesmenë

by admin
Spread the love

Ditën e sotme, Asambleja e Partisë Socialiste, ka miratuar disa vendime dhe akte, ku bëhet me dije se mes vendimeve që janë marrë, është edhe kuota mujore që duhet të paguajnë anëtarët e partisë për këtë vit.

Partia Socialiste, do të marrë para nga ministrat, anëtarët dhe deputetët e partisë, por duke mos lënë jashtë as anëtarët pensionistët, të papunët dhe nxënësit e shkollave.

Çdo pensionist apo dhe student që është anëtar i PS, do paguajë 50 lekë në muaj, deputetët e Ministrat socialistë do të japin nga 7 mijë lekë të reja.

Të punësuarit anëtarë Partie do të paguajnë nga 250 lekë deri në 2500 lekë.

Ndërsa shumën më të madhe në këtë listë, do ta paguajnë anëtarët e Partisë Socialiste që janë biznesmenët, të cilët do të japin 80 mijë lekë në muaj.

You may also like