Andin Hoti e quan të rremë lajmin për kthimin e eshtrave të Ukshin Hotit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjatë ditës ka pasur raportime se në Kosovë do të kthehen eshtrat e intelektualit dhe filozofit të njohur Ukshin Hoti, i cili ishte zhdukur regjimi serb.

Por, djali i tij Andini, i cili është edhe kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur e ka quajtur të rremë lajmin.

Ukshin Hoti,  u zhduk më 16 maj 1999 në rrethana ende të pa ndriçuara.

Për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Millosheviqit.

Për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundra Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’ rast ishte dënuar pesë vjet burgim.

Më 16 Maj të vitit 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë.

You may also like