Andi Lila prezanton librin autobiografik “Triumf”, eventi bën bashkë personazhe të futbollit dhe të spektaklit në Shqipëri

by admin
Spread the love

Triumf quhet libri më i ri në treg dhe është shkruar nga legjenda e futbollit shqiptar Andi Lila. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Besës së Kavajës, Tiranës, Janinës apo Parmës, ka publikuar librin e tij autobiografik ku nuk mungojnë shumë histori interesante përgjatë karrierës së tij.

Tashmë në rolin e opinionistit në emisionin “Ti bo gol” që përcjell çdo javë të Abissnet Superiore në Oversport dhe Tibo, Andi Lila zhvilloi edhe një event për të promovuar librin e tij. Një event ky që bën bashkë shumë personazhe të rëndësishëm të botës së futbollit në Shqipëri, por edhe jashtë trojeve.

Nisur nga presidenti Armando Duka e më pas te Ilir Shulku apo përfaqësues nga klubet e tjera të Abissnet Superiore, e kthyen promovimin e librit në një festival futbolli. Nuk munguan gjithashtu edhe personazhe të botës së spektaklit në Shqipëri si Ermal Mamaqi, Gentian Zenelaj, Gaz Paja etj. /oversport.tv

 

You may also like