Andi Bushati: Presidenti në minutë të fundit, mungesë demokracie

by admin
Spread the love

I ftuar në emisionin ‘Shock’, analisti Andi Bushati tha se negociatat mes mazhorancës dhe opozitës për presidenti ishin një farsë e servirur nga kryeministri për publikun.

Sipas Bushatit, është e ditur nga kushdo që Rama dhe mazhoranca do të zgjedhin presidentin që duan me votat e tyre, dhe këtë të drejtë ua jep Kushtetuta me ndryshimet e fundit.

Shqetësues për analisti është fakti që kryeministri nuk ka bërë publik asnjë emër duke e lënë për minutë të fundit dhe duke e bërë fakt të kryer.

“Ministri i Jashtëm grek kur erdhi në Tiranë tha se marrëveshja e detit nuk po ecën se presidenti që është nuk ja jep firmën Ramës për negociata, por pak pas pak do dalë një tjetër që do ja japë lejen. Kjo është farsa që i serviret publiku, ndërkohë që nga Tirana në Athinë e dinë se presidenti do dalë nga xhepi i Ramës. Kemi një mungesë të theksuar morali. Fakti që nuk kanë nxjerrë ende asnjë emër, tregon mungesë demokracie”, tha Bushati.

You may also like