Ancelotti zbret me këmbë në tokë Romën: Nuk është ende për titull

by admin
Spread the love

Carlo Ancelotti është i bindur se Roma është përforcuar shumë në këtë merkato vere, por megjithatë zbret me këmbë në tokë kryeqytetasit. Përgjatë një interviste për Radio Radio, tekniku i Real Madridit ka dhënë përshtypjet e tij për Romën e sezonit të ri.

“Roma është forcuar shumë. Nuk po them që do të luftojë për titullin kampion, por është e sigurt që ka bërë një fushatë transferimesh të një niveli të lartë. Të thuash se sot ata janë për titullin kampion, do të thotë t’i vendosësh shumë përgjegjësi një ambienti që është i karikuar.

Mourinho ka bërë një punë të madhe në aspektin teknik duke fituar Conference League, por gjithashtu edhe në aspektin psikologjik pasi ka sjellë shumë entuziazëm në qytet.

Më duket sikur do t’i bëj keq Romës nëse them se ata do të luftojnë për titullin kampion. Është një skuadër që mund të luftojë dhe të konkurrojë për majën, por më pas të shohim. Juve, Inter dhe Milan për momentin janë përpara.” /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Facebook

You may also like