​Ancelotti shpjegoi pse nuk e dërgoi Modriq në ngrohje

by admin
Spread the love

Carlo Ancelotti nuk e prezantoi Lluka Modriq në ndeshjen e xhiros së 22-të të La Ligës kundër Las Palmas.

Real fitoi 2:1 si mysafir, pa Jude Bellingham, i cili duhej të vuante dënimin për kartonët e verdhë dhe për herë të parë në ndeshjen e kampionatit, në lojë u fut edhe Arda Guler. Lluka Modriq nuk mori asnjë minutë.

“Goli i pësuar ndryshoi dinamikën e lojës, por ne kemi një stol të motivuar që solli sërish një kthesë. Nuk ishte një ndeshje spektakolare”, tha Ancelotti pas ndeshjes.

I pyetur nga mediat spanjolle pse Modriq nuk u fut në lojë, strategu italian tha se kroati do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme.

“Modriq nuk u ngroh, sepse e kuptoj që Luka nuk ngrohet. Nuk e dërgoj të ngrohet nëse nuk jam i sigurt se do të hyjë. Unë duhet ta respektoj atë në këtë kuptim. Ai është i mirë, do të jetë gati për ndeshjen e radhës”.

You may also like