Ancelotti reagon ashpër për transferimin e Mbappes tek Reali

by admin
Spread the love

Mbappe po vazhdon të jetë më i komentuari në merkaton e janarit. Francezi pritet të bëjë parakontratë me Los Blancos, për të kompletuar transferimin në verë.

Por, për këtë lëvizje, Carlo Ancelotti duket se nuk lodhet fare. Italiani ka thënë se është gjëja e fundit për të cilën shqetësohet.

Fokusi i trajnerit duket se qëndron te mbajtja e lidershipit në La Liga, gara në Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve.

“Nuk e di. Mendojmë se duhet vazhduar lufta për titujt”, ka thënë Ancelotti,

“Është moment interesant, sepse jemi kthyer në La Liga, kemi Kupën e Mbretit të mërkurën. Është moment i rëndësishëm. Lëvizja për Mbappe është gjëja e fundit për t’u bërë, që mendoj se do të ndodh me 30 korrik”, shtoi ai.

Këto fjalë nënkuptojnë se Real Madrid nuk do të bëjë lëvizje për francezin gjatë kësaj merkatoje, por gjithçka do të zyrtarizohet në verën e ardhshme.

You may also like