Ancelotti i karikuar: E përmbysim PSG-në po luajtëm si ndaj Sociedad

by admin
Spread the love

Real Madrid mposhti me përmbysje 4-1 baskët e Real Sociedad mbrëmjen e djeshme. Trajneri Carlo Ancelotti është shfaqur i kënaqur pas ndeshjes për mënyrën se si luajti skuadra e tij.

Italiani thekson se mund të luajnë njëlloj edhe të mërkurën kundër PSG dhe të përmbysin humbjen e parë dhe të kualifikohen në çerekfinalet e Champions League.

“Loja e bërë kundër Real Sociedad na jep shpresa të mëdha. Ky është intensiteti që duhet të kemi, ai që e pëlqejnë tifozët. Mund ta përsërisim të mërkurën kundër PSG.

I gjithë Real Madridi, nga i pari tek i fundit, beson më shumë te përmbysja pas kësaj ndeshjeje. Ideja për t’u kthyer në fushë pas ndeshjes erdhi nga lojtarët, pasi ndihma e tifozëve do të jetë thelbësore të mërkurën”, tha Ancelotti.

Takimi i parë në Paris u fitua nga skuadra e Pochettino me një gol të vonë të shënuar nga sulmuesin Kylian Mbappe. Të mërkurën në “Santiago Bernabeu” do të luhet takimi i kthimit, prej orës 21:00. / oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. , Facebook

You may also like