Ancelotti: Guardiola të jetë i qetë, nuk do të bëj magji nesër

by admin
Spread the love

Carlo Ancelotti ka shumë përvojë për të rënë në kurth. Në konferencën për shtypin në prag të ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City-t, trajneri i Realit iu përgjigj kështu atyre që e pyetën nëse do të flejë sonte:

“Asgjë nuk më mban zgjuar, ndoshta po të haja shumë sonte… Ne kemi besim se do t’u krijojmë probleme”.

Çfarë kërkon ai Bellingham?

Atë që u kërkoj të tjerëve, të punojë për ekipin. Pastaj, nëse do të shënojë, do të jetë avantazh për ne.

Është lojtar shumë i mirë, modern. Ai do të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të së ardhmes së Realit të Madridit.

Ai është një nga lojtarët më të rrezikshëm që ata kanë. Fakti që nuk është paraqitur mirë, është meritë e mbrojtjes sonë, por ai mund të jetë qendërsulmuesi më i mirë në botë. Ai është shumë i rrezikshëm.”

Guardiola tha se e kishe surprizuar në ndeshjen e parë. A keni rezervuar ndonjë surprizë tjetër për nesër?

Jo, jo. Ne e njohim njëri-tjetrin shumë mirë. Guardiola mund të jetë i sigurt, nuk do të bëj magji nesër.

You may also like