Ancelotti: Do respektojmë fanellën, te Reali qëndroj deri në moshën 80-vjeçare

by admin
Spread the love

“Skuadra është në formë, kam akoma ndonjë dyshim, por kemi patur 2 ditë pushim dhe nesër do të mendoj për formacionin titullar. Do të hedh në fushë skuadrën më të mirë dhe e vetmja gjë e sigurtë është që në portë do të luajë Lunin”, ka thënë trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti në prag të derbit të nesërm kundër Atleticos.

“Los blancos” e kanë siguruar tashmë titullin kampion në LaLiga dhe një vend në finalen e Parisit në Champions League.

“Këto 4 ndeshje të fundit në kampionat na bëjnë mirë sepse mund të ruajmë formën dhe ritmin e ndeshjes. Do të respektojmë kundërshtarët dhe mbi të gjitha këtë fanellë, do të japim maksimumin”, ka shtuar tekniku italian.

“Cilësia e parë e këtij grupi është përulësia, nuk ka lojtarë arrogantë këtu. Është një skuadër e bashkuar dhe askush nuk mendon se është më i rëndësishëm se tjetri. Pastaj ndikon edhe pesha e fanellës. Do të qëndroja këtu deri në moshën 80-vjeçare, nëse nuk çmendem. Kur ta mbyll me Realin mund të mendoj tërheqjen”, ka thënë 62-vjeçari. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter

You may also like