Analisti i njohur tregon se çfarë do të ndodhte nëse Lulzim Basha nuk do ta përjashtonte Sali Berishën nga PD

by admin
Spread the love

Analisti Ervis Iljazaj, theksoi se nëse Lulzim Basha nuk do të përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar, ai do të vazhdonte që të ishte edhe 15 vite kryetar i PD-së me mbështetjen e Berishës.

“Nuk e vë në dyshim mbështetjen që ka Berisha në PD, madje prisja edhe më shumë. Fati i asaj partie lidhet shumë me një individ që është Sali Berisha. Lulzim Basha në qershor u zgjodh me 85% të votave të anëtarësisë si kryetar. Nga qershori deri këtu PD është në krizë për shkak të Berishës. Nëse Basha nuk do të përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar, ai do të vazhdonte që të ishte edhe 15 vite kryetar i PD-së me mbështetjen e Berishës dhe askush nuk do t’ia rrezikonte atë post. Duket se Basha që rrezikon postin e kryetarin, përjashton Berishën, e ka një gjë më të madhe se sa kjo gjë. Cila është kjo çështje më e madhe? Janë marrëdhënie me SHBA-të”, tha ai për Ora News.

You may also like