Ana Kallaku flet për marrëdhënien e Besit me fëmijët e saj: Është daja i ëndrrave

by admin
Spread the love

Ajo nuk njihet më vetëm si motra e Bes Kallakut, por tashmë ka emrin e saj në media. Bëhet fjalë për moderatoren e njohur të emisionit ‘Jeto me Orën’, Ana Kallakun. Prezantuesja e dashur ishte e ftuar së fundmi në programin ‘Panorama e Mëngjesit’, ku ka folur për marrëdhënien e fëmijëve të saj me Besin.

Ajo e ka përshkruar aktorin si dajën e ëndrrave, ndërsa ka treguar se Besi ka një marrëdhënie shumë tê mirë me nipin dhe mbesën e tij.  “Eshtë daja i ëndrrave, kanë një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët.

Tani kemi edhe të vogël e familjes së tyre, Ajkën tonë dhe kur jemi së bashku jemi në aksion, në rrëmujë dhe vrapim mes lodrash e zhurmash. Nuk i plotësoj të gjitha kapriçot e fëmijëve.

Jam e prerë në këtë drejtim. Kemi vendosur rregulla. E kisha situatën pak jashtë kontrollit me vajzën në vitet e para dhe pashë që gjërat nuk po shkonin siç duhet. Kisha lexuar shumë dhe doja ti bëja gjërat shumë mirë me fëmijët, por është e vështirë. Ndonjëherë nuk i bën dot ballë një kërkese, buzëqeshje. Por jam bërë mami më e prerë, kemi vendosur kushte dhe kohën e duhur”- ka rrëfyer Ana në emisionin e mëngjesit në Panorama Tv.

You may also like