AMSTERDAM – Holanda dërgon një fregatë në Detin e Kuq

by admin
Spread the love

AMSTERDAM, 8 mars /ATSH-DPA/- Holanda do të dërgojë një fregatë në Detin e Kuq për të marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për të mbrojtur anijet kundër sulmeve ajrore nga milicia Houthi e Jemenit.

Qeveria holandeze njoftoi sot dislokimin e fregatës në Hagë. Anija detare pritet të mbërrijë në fund të marsit.

“Mbrojtja e kalimit të lirë në Detin e Kuq është tepër e rëndësishme për Holandën dhe pjesën tjetër të botës”, tha ministrja e Mbrojtjes Kajsa Ollongren.

Fregata është e pajisur me sisteme të mbrojtjes ajrore kundër sulmeve me dron.

Ministri tha se anija do të përdoret ekskluzivisht për qëllime të mbrojtjes dhe nuk do të sulmojë asnjë objektiv në Jemen.

Ajo shtoi se vendosja e një anijeje të dytë në rajon për të ofruar mbështetje logjistike për operacionin e përbashkët të mbrojtjes së Bashkimit Evropian në Detin e Kuq, Aspides, ishte gjithashtu në shqyrtim.//a.i/

 

 

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like