Amir Rrahmani shënon në frymën e fundit të takimit, Napoli fiton me vështirësi ndaj Salernitanës

by admin
Spread the love

Kampioni në fuqi i Serie A-së, Napoli, po përballet me një nga sezonet më të vështira në dekadën e fundit, dhe vetëm një gol në minutat shtesë nga Amir Rrahmani i ka shpëtuar faqebardhë me një fitore 2:1 si vendas ndaj vendit të fundit në renditje, Salernitanës.

Katër ndeshjet e fundit në elitën e futbollit italian, Napoli, ka barazuar në dy dhe ka humbur një dhe ka fituar një, përfshirë ndeshjen e sotme.

Humbi ndaj Romës së Mourinhos 2:0, barazoi pa gola me Monzën, humbi 3:0 nga Torino, teksa sot u kthyen te fitoret me golin në çastet e fundit, për t’u ngritur në vendin e gjashtë nga vendi i nëntë.

Ndeshja e sotme në Stadiumin Diego Armando Maradona i takoi vendasve pothuajse në tërësi, por që një gol i pranuar në minutën e 29-të bëri që ata fillimisht ta ndjeknin barazimin dhe fitorja ishte mision i pamundur, deri sa doli në skenë mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës.

Salernitana kaloi në epërsi në minutën e 29-të kur Antonio Candreva shënoi gol të jashtëzakonshëm për 1:0 me asisitmin e Domagoj Bradaric.

Napoli filloi ta kërkonte golin dhe e gjeti krejt në fund të pjesës së parë, kur u akordua një penallti, të cilën e konkretizoi Matteo Politano, për rezultatin 1:1.

Në pjesën e dytë Napoli ishte shumë më kërkuese, por goli erdhi krejt në fund pak para vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, kur Demme asistoi e Amir Rrahmani e gjeti golin për fitoren shumë të rëndësishme.

Napoli që sezonin që lamë pas u shpall kampion për herë të parë pas tri dekadave, tashmë renditet në vendin e gjashtë, teksa Salernitana gjendet krejt në fund të tabelës.

You may also like