AmCham ngre shqetësimin për korrupsionin me tenderat në Shqipëri, propozon ligj anti-korrupsion dhe anti-rryshfet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka kërkuar sot të bëhet kujdes me prokurimet publike.

Sipas Kreut të AmCham, Enio Jaço, ka pasur raste korruptive dhe shkelje të dukshme në fushën e prokurimeve.

“Propozojmë miratimin e paketës ligjore anti-korrupsion në Parlament dhe të Paketës “anti-rryshfet”, sipas përcaktimeve të OSBE. Për standardet e prokurimeve, duhet të jemi konservatorë, që të ketë sa më pak raste përjashtimore. Duhet të përfshihet shoqëria civile për të monitoruar situatën me prokurimet”, tha Jaço gjatë fjalës së tij në konferencën e përvitshme me gazetarët të Amcham-it.

Sipas tij “lidhur ngushtë me antikorrupsionin është reformimi i plotë i sistemit të prokurimeve publike, e këtu bashkohemi me rekomandimet e BE për prokurimet por në radhë të parë duhet të ketë standarte për lidhjet e përfituesve me njëri tjetrin apo qoftë me vendimmarrësit e tenderave publike. Në kushtet e Shqipërisë duhet të jemi sa më konservatorë kemi pasur shkelje të dukshme, raste korruptive, të jemi sa më konservatorë e jo liberalë për standartet e prokurimeve”, tha Enio Jaço.

You may also like