Ambasadori francez: Nëse nuk ndryshohet Kushtetuta do të ndalen proceset integruese

by admin
Spread the love




Nëse Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut nuk rishikohet, procesi i integrimeve evropiane do të ndalet për momentin, derisa kjo situatë të ndryshojë, tha ambasadori francez në Shkup, Cyrille Baumgartner, në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë.

“Është e vërtetë se gjatë muajve të fundit ka pasur disa ngjarje që kanë shkaktuar vëmendje dhe kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh dhe e gjithë kjo është objekt i monitorimit nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga BE-ja për arsye që janë plotësisht legjitime. Ajo që dua të them është se çdo situatë duhet parë veçmas, sepse nuk mendoj se të gjitha aferat që keni parasysh mund të jenë pjesë e korrupsionit”, deklaroi ambasadori francez.

Ai theksoi se korrupsioni është çështje që ka një rëndësi të veçantë për BE-në, sepse sundimi i ligjit është në qendër të projektit evropian.

“Në këtë drejtim, javën e kaluar në Tiranë u organizua një samit i rëndësishëm mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në atë samit u miratua një deklaratë shumë e rëndësishme dhe teksti mund të gjendet në të gjitha faqet relevante, përfshirë në gjuhën maqedonase, dhe në atë tekst, në disa raste, kërkesat dhe pritjet e BE-së nga të gjitha vendet e Perëndimit”, deklaroi  Cyril Baumgartner. /SHENJA/


You may also like