Ambasadorët u larguan menjëherë sapo Ramën mori fjalën, PD bën deklaratën e fortë për kryeministrin

by admin
Spread the love

Partia Demokratike ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama ku u diskutua për amnistinë fiskale dhe ku ambasadori gjerman dhe ai franez nuk ishin të pranishëm.

Në një deklaratë nga selia blu, sekretari për çështje ligjore, Ivi Kaso tha se PD dënon sjelljen arrogante të Ramës me dhomat Amerikane dhe Gjermane të Tregtisë, sipas tij të vetmet institucione, përveç opozitës, të pakapura nga qeveria.

Reagimi i plotë:

“Ambasadorët braktisin takimin me Ramën. PD përshëndet qëndrimin e tyre dhe të Dhomave Amerikane e Gjermane.

Pas gazetarëve, kosovarëve, bullgarëve dhe zyrtarëve të Brukselit, Edi Rama iu përvesh sot dhomave të Tregtisë të vendeve partnere.

I quajti ‘fletërrufe’ reagimet e tyre kundër amnistisë fiskale, dhe vuri në skenë rolin e sovranistit.

Eshtë i njëjti që bën si globalist kur Sali Berisha, Albin Kurti, e të tjerë, e përdorin sovranitetin si tezë politike.

Partia Demokratike dënon sjelljen arrogante me dhomat Amerikane dhe Gjermane të Tregtisë. I kujtojmë opinionit publik, se ato janë të vetmet institucione, përveç opozitës, të pakapura nga qeveria. Kjo është arsyeja se, pse Rama shkumëzon.

Pas etiketimit si fletërrufe të reagimeve, urojmë të mos i dënojë me riedukim. Sjellja prej eurotlanticisti në mbrëmje dhe putinisti në mëngjes, e zbulon Edi Ramën si hipokrit.

Duke mbështetur sërish qëndrimin e Dhomave, falenderojmë trupën e biznesit të huaj që punon në Shqipëri, një akt heroizmi në kushtet e një qeverie armiqësore me ta.

Reagimi i Ambasadoreve te Gjermanise dhe Frances duke braktisur takimin eshte pergjigjia me e mire per veprimet harbute te kryeqeveritarit.

Ritheksojme rrezikun që sjell amnistia fiskale Rama-Ahmetaj-Gjiknuri-Veliaj.Potpuria e skandaleve të kësaj qeverie e ka vulosur motivin pas kësaj amnistie. “Çunat problematikë” të botës së krimit dhe “bravoçunat” e qcverisë duan të përmbyllin etapën e fundit të kontratës së tyre.

Të legalizojnë, jo vetëm paratë e pista, por edhe të normalizojnë të keqen.Kalimi i kësaj pakete e rrezikon Shqipërinë.”-thuhet në njoftim.

You may also like