Ambasada britanike në Kosovë krenare me intervenimin e FSK-së në Turqi

by admin
Spread the love

Ambasada e Britanisë në Kosovë është shprehur e kënaqur me guximin dhe aftësitë e ekipit të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ndihmën që po i jep Turqisë pas tërmetit të së hënës.

“Jemi të kënaqur të shohim pajisje të dhuruara britanike duke shpëtuar jetë në Turqi falë guximit dhe aftësisë së ekipit të kërkim-shpëtimit të FSK-së. Aftësitë e Kosovës dhe objektet e kërkimit dhe shpëtimit janë pasuri të mëdha për Kosovën dhe aleatët e tij, me të cilët jemi krenarë që jemi të lidhur”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade në Facebook.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like