Amazon nis testimin e robotëve që “do të lehtësojnë” punën e punonjësve në magazina

by admin
Spread the love

Amazon ka nisur testimin e robotëve humanoidë në magazinat e saj në SHBA, duke automatizuar akoma më tepër punën.

Amazon tha se kjo masë kishte të bënte me “lehtësimin e punës së punonjësve për të ofruar një shërbim më cilësor për klientët“. Kompania tha se ishte duke testuar një robot të ri të quajtur Digit, i cili ka krahë dhe këmbë dhe mund të lëvizë dhe mbajë sendet në një mënyrë të ngjashme me një njeri.

Një sindikatë tha se Amazon kishte “i trajtuar punëtorët e tyre si robotë për vite me radhë“. “Automatizimi i Amazon është një garë drejt pakësimit të vendeve të punës. Ne kemi parë tashmë qindra vende pune të shkurtohen në kompani,” tha Stuart Richards, një organizator në sindikatat e Mbretërisë së Bashkuar.

Pas publikimit të njoftimit, Amazon tha se sistemet e saj robotike në fakt kishin ndihmuar në krijimin e “qinda mijëra vendeve të reja pune” brenda operacioneve të saj. “Kjo përfshin 700 kategori të llojeve të reja të punës, në role të specializuara, të cilat nuk ekzistonin më parë brenda kompanisë,” tha firma. Sipas gjigantit të teknologjisë, tani ka më shumë se 750,000 robotë që punojnë “në bashkëpunim” me stafin e tij njerëzor, duke u përdorur shpesh për të automatizuar “detyra shumë të përsëritura“.

Drejtuesi kryesor i Amazon Robotics, Tye Brady, u tha gazetarëve në një konferencë për media në Seattle se njerëzit ishin “të pazëvendësueshëm” dhe kundërshtoi sugjerimin se kompania mund të kishte magazina plotësisht të automatizuara në të ardhmen. “Nuk ka asnjë pjesë brenda meje që mendon se do të ekzistojë ndonjëherë një realitet i tillë,” tha ai. “Njerëzit janë shumë thelbësorë në procesin e punës; kanë aftësi për të menduar në një nivel më të lartë dhe për të diagnostikuar problemet.”

You may also like