Alvisa acarohet me mendimin se Ada dhe Bashkimi mund të kenë diçka mes tyre – Shqip

by admin
Spread the love

19:19 | 11 Tetor 2021

Në episodin e sotëm të “Përputhen” Ada dhe Bashkimi sqaruan takimin e tyre.

Bashkimi dhe Ada së fundi janë parë së bashku në një lokal ku dukeshin se po shijonin shoqërinë e njëri tjetrin, kurse Ada po vallëzonte mjaft joshëse në videon e publikuar, shkruan lajmi.net.

Kjo gjë u komentua në media dhe filluan dyshimet se Ada dhe Bashkimi mund të kenë diçka mes tyre.

Bashkimi dhe Ada sot në studio kanë sqaruar se si ndodhi takimi i tyre në Prishtinë por si duket ky shpjegim nuk duket i besueshëm tek Alvisa.

Ajo tha se Ada kishte thënë për takimin me Bashkimin në Prishtinë se ishte i rastësishëm dhe tani thanë se ata kanë biseduar mes tyre, këtë nuk e priti mirë as Ada e Bashkimi të cilët përsëri u munduan ta sqaronin situatën./Shqip/

You may also like