Alvin Karaqi dhe Blodin Pakashtica – të 7-tit në Serie A 

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Karateistët Alvin Karaqi dhe Blodin Pakashtica sot treguan paraqitje të mirë në garën ndërkombëtare.

“Alvin Karaqi dhe Blodin Pakashtica të 7-tit në Serie A, të mbajtur sot  në Athinë.

Ata përfaqësuan Shqipërinë në këtë garë botërore ku marrin pjesë nga 96 garues në kategori.

Pakashtica në luftën e parë mposhti nën kampionin aktual botëror Stefan Stojanovik (U 21) nga Maqedonia me rezultat bindës 4:0. Në të dytën u ndal nga garuesi boshnjak ndërsa në repasazh ishte më i mirë se kanadezi dhe garuesi holandez. Në luftën e pestë humbi me rezultat minimal nga Qipro. 

Alvin Karaqi fitoi tri lufta ( Kanada, Gjermania dhe Irlanda) ndërsa në çerekfinale me të filluar lufta e pësoj një lëndim dhe nuk ishte në gjendje që ta vazhdoj garën.

Plasmani i tyre ishte vendi i shtatë”, njofton Fadil Arifi, ish kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës.

You may also like