Alternativa: Takim me strukturat e Strugës dhe Ohrit

by admin
Spread the love




Kryesia e lartë e Alternativës ka vazhduar takimet në zonën e 5-të zgjedhore, duke vizituar Degën e Strugës dhe Ohrit.
“Në takim me degët morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm Zeqirija Ibrahimi, Sekretari Organizativ Bashkim Murtezi, nënkryetari Arben Labënishti, Ministri i Diasporës Xhemail Çupi, Zv/Ministri i Arsimit Lulzim Aliu, kryetari i degës Geni Qyra si dhe drejtorët Afrim Qoku dhe Mazllam Osmani.
Në diskutimin që u zhvillua, u raportua për punën njëvjeçare të Alternativës në Qeveri.
Gjithashtu u fol për detektimin e problemeve dhe zgjidhjeve në mbarëvajtjen e punëve, si dhe për fuqizimin dhe shtrirjen e organizatës politike AlternAtivA në çdo pikë të gjeografisë sonë”, thuhet në njoftimin e Alternativës.


You may also like