Alternativa: Aleanca për Shqiptarët i bie pishman që e ka sha Alternativën – dëshiron të hyjë në qeveri

by admin
Spread the love

Pas lajmit se Aleanca për Shqiptarët dëshiron t’i bashkohet qeverisë, u përpoqëm të marrim prononcim edhe nga Alternativa, por ata nuk deshën të deklarohen publikisht.

Jozyrtarisht marrim vesh se Alternativa është e befasuar se si ka mundësi që ASH-ja të bëhet pjesë e qeverisë kur ajo e kishte akuzuar Alternativën se ka hyrë në qeveri për ta shpëtuar BDI-në dhe se e ka tradhtuar ASH-në.

“Si do të bashkohet ASH-ja me “tradhtarët” në qeveri? Ai bie është se është bërë pishman që na kanë sha? A do të kërkojnë falje apo do i hanë llafet?”, pyesin nga Alternativa.

Poashtu burime nga Alternativa për InfoShqip pohojnë se nëse Arben Taravari i bashkohet qeverisë, kjo mund të jetë arsye që Alternativa ta braktisë qeverinë dhe të kalojë në opozitë. /InfoShqip.com

You may also like