Allegri rikuperon Bonuccin, por në dyshim janë dy lojtarë të rëndësishëm

by admin
Spread the love

Juventusi vazhdon përgatitjet për sfidën e së dielës mbrëma, ku në stadiumin “Allianz” do të vijë Verona e Igor Tudorit. Trajneri Max Allegri mund të buzëqeshë, pasi Leonardo Bonucci është stërvitur me skuadrën gjatë gjithë seancës dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e radhës.

Është i sigurtë debutimi që nga minuta e parë e Dusan Vlahovic, ndërsa mbetet për tu verifikuar gjendja e Paulo Dybala, që sapo është kthyer nga Amerika Latine. Nëse argjentinasi nuk ia del, në vend të tij do të luajë Morata.

Një tjetër shqetësim për teknikun është në mesin e fushës, pas Cuadrado është rikthyer sot pas impenjimit me skuadrën kombëtare, ndërsa McKennie ka mbetur i bllokuar në Nju Jork dhe mund të bashkohet me shokët e skuadrës vetëm në minutat e fundit.

Zakaria pritet që të debutojë me fanellën bardhezi, sepse Locatelli është i skualifikuar, ndërsa Bernardeschi do të mungojë për shkak të një shqetësimi muskulor. / Oversport.tv

You may also like