Allegri: Mund të fitonim, i kënaqur që nuk kemi pësuar gol

by admin
Spread the love

Pas fitores ndaj Sassuolos në premierën e kampionatit, Juventusi ka ndalur vrullin, pasi nuk ka marrë më shumë se një pikë në transfertën përballë Sampdorias.

“Nuk kemi pësuar gol në dy ndeshje, por nuk duhet të shohim vetëm mbrapa. Mëkat që lamë dy pikë këtu, sepse kemi dëshirë për të bërë diçka të rëndësishme dhe jemi pak mbrapa në krahasim me të tjerët. Duhet durim, por fakti që nuk pësojmë gola është një sinjal i mirë.

Sampdoria luajti shumë mirë në pjesën e parë, ndërsa ne luajtëm mirë në pjesën e dytë. Duhet të ishim më të kthjellët, sepse mund të shënonim golin e fitores në pjesën e dytë”, ka thënë pas ndeshjes trajneri i Juventusit,  Max Allegri. /Oversport.tv

You may also like