Allegri: I kënaqur me paraqitjen e skuadrës, Di Maria është mirë  

by admin
Spread the love

Max Allegrit i ka pëlqyer performanca e ekipit të tij në fitoren përballë Sassuolos, ndërsa nuk shfaqet i shqetësuar për dëmtimin e Angel Di Maria. Tekniku foli në konferencën pas ndeshjes ku thuri edhe elozhe për lojtarët që drejton.

“Di Maria është mirë. Do të shohim analizat nesër. Megjithatë, problemin e ka pasur gjithmonë, edhe javën e kaluar”, tha fillimisht për gjendjen e yllit argjentinas tekniku i Juventusit.

Më pas ai foli edhe për impaktin që Di Maria ka në ekip. “Është një kampion. Në futboll, publiku entuziazmohet nëse lojtarët luajnë mirë, sidomos në të mirën e skuadrës.”

Ndërkohë që për sa i përket ndeshjes Allegri tha: “Ishte një ndeshje e bukur me histori të interpretuara mirë. Kemi humbur qartësinë në disa momente në pjesën e parë ku ata fituan terren mbi ne.

Më pas kaluam në avantazh, ndërsa në pjesën e dytë bëmë mirë. Në disa kundërsulme mund të finalizonim më mirë aksionet. Në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë. Jam i lumtur për paraqitjen e skuadrës.” /oversport.tv

You may also like