Allegri: Favoritët mbeten Interi, Milani dhe Napoli

by admin
Spread the love

Të marrësh maksimumin me përpjekjen minimale. Juventusi pushton “San Siro” kuqezi dhe tashmë e sheh veten -2 nga kreu.

Skuadra e Allegrit, siç ka ndodhur shpesh në të kaluarën nën drejtimin e trajnerit të Livornos, nuk është ende magjepsëse në aspektin e lojës. Ndoshta nuk do të jetë kurrë. Bardhezinjtë janë jashtëzakonisht të fortë në prapavijë dhe shumë cinikë në sulm.

“Interi, Milani dhe Napoli janë favoritët për “Scudetton”, një ndeshje nuk ndryshon asgjë, ne duhet të kthehemi për të luajtur në Champions League”, – deklaroi Allegri pas ndeshjes, duke mbajtur një profil të ulët.

Allegri, i tërbuar në minutat e fundit, nuk kurseu disa kritika kur analizoi ndeshjen.

“Ishte një ndeshje e luajtur mirë në mbrojtje në pjesën e parë, pastaj futbolli përbëhet nga episode dhe pati një paraqitje të mirë nga Kean.

E nisëm pjesën e dytë jo shumë mirë, edhe pse ishim në epërsi numerike, duke pësuar disa krosime, për më tepër fundi duhej menaxhuar më mire, për të mos e lejuar Milanin të kundërsulmonte, sepse Leao është në gjendje të zhvlerësojë lojtarin plus. Unë jam shumë i lumtur, duhet t’i falënderoj djemtë.”


Top Channel

You may also like