Alketa, moderatorja që i theu “rregullat” e pashkruara të veshjeve në ekran – Shqip

by admin
Spread the love

Kur bëhet fjalë për skenë, drita, kamera dhe moderim të gjithë do e imagjinonim veten me ndonjë fustan glamuroz. Por nuk ndodh kështu për Alketën, e cila vitet e fundit i ka thyer këto “rregullat” e pashkruara  të ekranit që medoemos kërkon diçka formale. Nën moderimin e “Kurthit të Piter Pan”, Alketa është shfaqur jo pak herë e veshur me pantallona të shkurtra, herë kombinuar me xhaketa e herë me këmisha, një stil ky që nuk e shohim kudo në emisionet tona. Duket se këtë traditë po e vazhdon edhe me sezonin e ri të “Piter Pan”, ku kostumet me pantallona të shkurtra dhe xhaketë kanë qenë më të shpeshta se fustanet. Për më tepër në një emision me fëmijë ku mund të ndodhin të papritura në çdo sekondë, një veshje e tillë është më e përshtatshmja e mundshme. E kështu si Alketa presim të shohim edhe moderatore të tjera sepse pse jo mos t’i normalizojmë pantallonat e shkurtra dhe në ekran./revistawho.com

You may also like