Alkaloid sërish shpallet kompania më e dëshirueshme për të punuar

by admin
Spread the love

Alkaloid për herë të dytë është shpallur fitues absolut për punëdhënësin më atraktiv, gjegjësisht kompani më e dëshirueshme në vend për të punuar për gjatë vitit 2023, bazuar në kriteret e mëposhtme: monitorimi i interesimit për njoftimet e kompanisë dhe reklamat nga vizitorët tek uebfaqja “vrabotuvanje.com”, interesimi i aplikantëve dhe anketa e realizuar me temë “Në cilën kompani do të punësoheshit pa u menduar?”. Ngjarja për herë të parë u realizua në vitin 2023 përmes simbolikës së Oscars për punëdhënësit në vend, me qëllim të afirmimit të praktikave pozitive të tregut të punës në Maqedoni.
Çmimi për punëdhënës më i dëshiruar dhe i kërkuar të vitit iu dorëzua drejtorit të përgjithshëm dhe kryetarit të bordit të drejtorëve të “Alkaloid”, Zhivko Mukaetov, i cili tha se, ky është një shpërblim për 3000 familje që punojnë në ‘Alkaloid’ në Maqedoni dhe filialet jashtë vendit! Njohje për të gjithë punën, njohuritë dhe aftësitë që janë përfshirë në secilin prej produkteve tona dhe në secilin prej proceseve tona gjatë 88 viteve të fundit të ekzistencës. Kjo mirënjohje është dëshmi se vërtet ka njerëz cilësorë në Maqedoni, u shpreh Mukaetov.

MARKETING



You may also like