Aliu: S’ma ndaloi KFOR-i takimin me Hetemin por ishte udhëzim i Policisë së Kosovës

by admin
Spread the love

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka mohuar lajmet se KFOR-i ia ka ndaluar atij që ta takojë kryetarin e Leposaviqit, Lulëzim Hetemin.

Sipas Aliut, ishte udhëzimi i Policisë së Kosovës që të mos vazhdohet tutje, përderisa shtoi se KFOR-i i ka ofruar siguri me një njësit të tyre që ishte dërguar pikërisht për këtë qëllim.

“Në fakt, ka qenë udhëzimi i Policisë së Kosovës që mos të vazhdojmë më tutje, me qëllim që të shmangim tensionimin e situatës nga bandat kriminale që silleshin përreth”.

“Spekulimet e tilla, i’u shkojnë për shtati vetëm bandave që janë të instaluara aty, njëherit këto lajme të pavërteta po ashtu po e zhvlerësojnë punën e palodhshme dhe profesionale që Policia e Kosovës po e bën atje”, tha Aliu, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai e falënderoi kryetarin e Leposaviqit, Lulëzim Hetemin, i cili po vazhdon të qëndrojë i mbyllur në objektin e komunës, duke thënë se ai po bën qëndresë shembullore për Republikë, rend e ligj.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like