Aliu: 183 milionë euro borxhe për shpronësime, ende vuajmë për mungesë liqenesh

by admin
Spread the love

Ministri i Mjedisit, Planifikimit
Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, ka thënë se mandati i tij gjashtë
mujor, iu është dashur të merret me situatat emergjente që janë krijuar në
dikasterin e tij, raporton Ekonomia Online.

Aliu, i ftuar në debatin “FOL
Hapur”, të organizuara nga Lëvizja FOL, ka thënë se këto situata emergjente,
siç janë trajtimi i çështjeve të hidrocentraleve dhe gurëthyesit, e largojnë
nga agjenda e programit qeverisës.

“Këto gjashtë muajt e parë, më
shumë punë na ka marrë situatat emergjente, e më pastaj jemi duke u marrë me
hidrocentralet dhe gurëthyesit. Këto situatat emergjente të largojnë paksa nga
agjenda”.

Teksa ka folur për shpronësimet në
ndërtimin e autostradave, Aliu ka thënë se 183 milionë euro janë borgje në këta
drejtim.

“Problemi me autostradë, është
te shpronësimet, sepse baza e problemit te autostrada e ka shpronësimin. Trasetë
e rrugës, ka ta bëjë me shpronësimet, dhe pikërisht autostrada Prishtinë-Gjilan
ka pasur shumë ankesa, dhe pikërisht kjo problematikë e shpronësimit ka ngecur
ndërtimi i kësaj autostrade”.

“183 milionë euro i kemi borxh
për shpronësime. Pra ka selektim të vlerësimet, ky njëri e ka vlerën më të
madhe e tjetri më të vogël, dhe në Kiev-Zahaq, është bërë krim me shpronësime”,
tha Aliu.

Tutje, Aliu ka folur edhe për
mungesën e liqeneve në vend. Tha se 500 metra kub që janë aktualisht në vend,
nuk i plotëson kërkesat tona.

“Pastaj kemi edhe mungesën e
liqene e, ku nëse i mbledhin në tërësi kemi afro 500 metra kub ujë. Vetëm
liqeni i Kollanit në Shqipëri ka pesë fish më shumë se ne. Ne duhet ta gjejnë
si të ndërtojmë dika të reja, dhe 21 vjet pas luftë nuk kemi liqene të
reja”, tha Aliu

Tutje, Aliu ka folur edhe për
ndotjen e ambientit, për të cilën tha se faktorët kryesor janë Kosova B, familjet
dhe transporti, raporton EO.

“Kemi dy raporte, siç është
ai i BE-së dhe një raport japonez për faktorët e ndotjes së ajrit. Ndotësit e
ajrit në Prishtinë janë identifikuar, siç është Kosova B, e që është më i rëndë
sesa Kosova A, pastaj janë veturat dhe janë familjet të cilët përdorin thëngjill
për ngrohje”.

“Te çështja e ndotjes nga familjet
është paksa problem sepse nuk mundesh te ato familje t’i detyrosh të përdorin
pelet e jo thëngjill, sepse e dyta kushton më lirë”, tha Aliu.

You may also like