Alioski, në mesin e yjeve që zëvëndësuan Premierligën me Arabinë Saudite

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbrojtësi i majtë i përfaqësuese së Maqedonisë, Ezgjan Alioski, këtë verë zëvendësoi Premierligën me kampionatin e Arabisë Saudite dhe firmosi me skuadrën e “Al Ahly”, ndërsa e përditshmja “Daily Star”, e vendosi në mesin e tetë yjeve më të mëdhenj të Premierligës, të cilat zëvendësuan elitën angleze me kampionatin futbollistik të Arabisë Saudite.

Në listën e shpalosur nga “Daily Star” janë edhe Kristian Atsou, një ish-lojtar i Çellsit dhe Njukasëllit, ish-futbollisti francez Bafetembi Gomis, një ish-lojtar i Sent-Etienit, Lionit, Marsejës, Suonsit dhe Gallatasarait, Matju Pereira, një ish-futbollisti i Uest Hamit dhe Lesteri, si dhe Sporting Lisbonës, më pas argjentinasi Luçiano Vieto, ish-lojtar i Fulham, pastaj Paulinjo dhe ndoshta emri më tingëllues është ish-futbollisti anglez Ever Banega, ish-futbollisti i Seviljës, Interit dhe Valencias, që ka tre trofe në Ligën  Europa, me gjigantin andaluzian.

Kujtojmë se Alioski ishte një nga personazhet më të dashur te skuadra e Lidsit, ku erdhi në verën e vitit 2017. Pas katër vitesh, ishte pjesë e suksesit historik dhe rikthimit në elitën angleze, ku pothuajse 90% e ndeshjeve, i ka zhvilluar në shoqërinë elitare.

FB.AppEvents.logPageView();

};

(function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like