Alim Nasufi fitues i edicionit të 52-të, “Gongu i Artë” – Shqip

by admin
Spread the love

Alim Nasufi në kategorinë 71 kg) në finale mundi 3-2, boksierin serb Igor Rogiq me 3-2.  Petar Arsovski shpallet boksier më i mirë nga vendi. Në Turneun “Gongu i Artë 2023” morrën pjesë 52 boksier nga 12 vende evropiane.

Me ndeshjet finale që u zhvilluan  gjatë ditës së diel, me sukses përfundoi edicioni i 52-të Turneu ndërkombëtar i boksit “Gongi i Artë”, që u organizua nga Federata e Boksit të Maqedonisë së Veriut që drejtohet nga kryetari Faton Salihu. Ky event  sportiv konsiderohet si eventi i tretë më i vjetër në Evropë dhe është pjesë e kalendarit sportiv shtetëror dhe evropian.

Fituesi i edicionit të 52-të të Turneut ndërkombëtarë “Gongu i Artë 2023” është boksieri  nga  Maqedonia e Veriut, Alim Nasufi në kategorinë 71 kg, i cili në finali  me pikë mundi  boksierin serb Igor Rodiq. Boksieri më mire vendas u shpall Petar Arsovski i cili në kategorinë  60 kg, mundi bullgarin Jordan Dimov.

 Kjo ngjarje spektakolare sportive boksit bashkoi qytetarët dhe dashamirët e boksit, pasi  pos  komunitetit sportive nga të gjiotha vendet pjesëmarrëse të pranishmëm  ishin edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, zv ministri i transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi kryetari i Konfederatës Evropiane të Boksit, Ioanis Filipatos, kampioni Olimpik, Shaban Trstena, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsoski, zëvendësdrejtori Isak Lazami, ish-ministri Bekim Neziri dhe legjendat e boksit në Maqedoni.

Gongu i Artë vazhdon të jetë jo vetëm një ngjarje sportive, por edhe kulturore, që bashkon boksin me miqësinë dhe bashkëpunimin mes kombësive. Deri në vitin e ardhshëm, u dëshirojmë suksese, si dhe sfida të reja për pjesëmarrësit, ndërsa Gongu i Artë edhe këtë vit la momente historik dhe u përmbyll me sukses”. Deklaroi  kryetari i Federatës së Boksit, Faton Salihu

Në edicionin e 52-të  të Turneut ndërkombëtarë të boksit “Gongu i Artë” morrën pjesë  52 boksier nga 12 vende  europiane, duke e bërë turneun një sfidë vërtetë evropiane. Gongu i Artë vazhdon të jetë jo vetëm një ngjarje sportive, por edhe kulturore, që bashkon boksin me miqësinë dhe bashkëpunimin mes kombeve,

Rizultatet e luftave finale “Gongu i Artë 2023”

 

51 kg Jeton Berisha (Kosovë) – Ridshaw Rise (Angli) 0-5

57 kg Sean Huddart (Angli) – Istvan Bundowitz (Hungari) 4-1

60 kg Hedy Headrows (Suedi) – Pullen Freddy (Angli) 0-5

60 kg Jordan Dimov (Bullgari) – Petar Arsovski (Maqedoni) 0-5

63,5 kg Osama Mohammed (Angli) – Maxim Telepiz (Moldavi) 4-1

67 kg Saleh Hilal (Suedi) – Dominik Enekes (Hungari) 0-5

71 kg Bozhidar Talupski (Bullgari) – Davron Bozorov (Moldavi) 0-5

71 kg Igor Rogiq (Serbi) – Alim Nasufi(Maqedoni) 2-3

75 kg Josef Prasi (Kosovë) – Aleksandar Sherifovic (Serbi) 1-4

80 kg Nika Usaid (Kosovë) – Horatiu Sovrea (Rumani) 5-0 TKO R1

80 kg Vlad Gavriliq (Moldavi) – Istvan Tamas (Hungari) 5-0

86 kg Filip Nakovski (Maqedoni) – Tign Stott (Angli) 0-5 TKO R1

92 kg Lazar Lazaroviç (Serbi) – Alexey Zavatin (Moldavi) 5-0 pa luftë.

92 kg Gabriel Richards (Suedi) – Andrei Zaplinti (Moldavi) 0-5

92 kg Amer Amedov (Maqedoni) – Rares Dimitrescu (Rumani) 0-5 pa luftë. /KlanMacedonia/

You may also like