Ali Ahmeti: Ejani ta bëjmë betejën e fundit, ti themi “Jo Rusisë, Po Europës”

by admin
Spread the love

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një prononcim u shpreh se ideve të mëdha nuk duhet t’ju bëhet ballë por duhet t’ju bashkuar.

Nga kjo foltore tha se ai paralajmëroi ëndrrën për kryeministrin shqiptarë të cilin edhe u realizuar.

Ai tha se me gjithë arritjen rruga nuk është ende e përfunduar dhe se të njëjtën nuk mund ta bëjmë vetëm.

“Na duhen miq na duhen dashamirë, gra dhe burra të rinj dhe pleq. Unë vërtetë kam një merak dhe ka ardhur koha për ta thënë. Vendi jonë dhe rajoni po ballafaqohet nga një rrezik të madh, nga një ndikim permanent, grabëllues të tjetërsimit të rrugëtimit dhe përcaktimit tonë euro-amerikan. Disa ivte më parë deklarova që Ukraina nuk është larg. Aso kohe kuy paralajmërim u përcesh u përgënjeshtrua u mohua, u luftua dhe në fund ngadhënjeu si e vërtetë e hidhur që na shkaktoi krizë të madhe kontintale dhe globale”, tha Ali Ahmeti, raporton SHENJA.

Ai tha se tani është radha e jonë të ballafaqohemi drejtpërdrejtë.

“Ariu polar, Rusia po na troket në derë dhe ka ndërhyrë në të gjitha poret e shoqërisë tonë duke destabilizuar institucionet dhe duke e ndikuar skenën partiake në vend. Rusia është prezente në partitë politike tona, në mediat, në shoqërinë civile, në ekonominë tonë, në strukturën kritike dhe në çdo segmente shoqërorë jo vetëm tek ne por edhe në tërë rajonin tonë”, tha më tej Ali Ahmeti.

Ahmeti ftojë që të gjithë të bëhen bashkë dhe të zhvillohet beteja e fundit dhe t’i themi njëzëri “Jo Rusisë po Evropës”. /SHENJA/

 

 

 

MARKETING



You may also like