Alfio Rrotani zbulon për herë të parë arsyen e ndarjes me Fatmën

by admin
Spread the love

Alfio Rrotani, kuzhinieri i njohur shqiptar ka folur së fundmi për herë të parë në lidhje me ndarjen e tij nga moderatorja e njohur, Fatma Methasani. Prej disa muajsh, çifti ka zyrtarizuar ndarjen, teksa sipas disa lajmeve që kanë qarkulluar në rrjet, shkak i ndarjes është bërë tradhëtia nga ana e Alfios.

Por, i ftuar së fundmi në emisionin në ‘Stay Tuned’ në MCN, Alfio u shpreh se njerëzit sot po përballen me probleme me serioze sesa ajo e zbehjes së dashurisë për shkak të botës ritmike ku po jetojmë, ndërsa thekson se ka shumë rëndësi respekti mes njerëzve.

Ndër të tjera, Alfio tha se për shkak të profesionit, disa persona nuk kordinojnë kohën mes punës dhe familjes dhe atëherë krijohet një përplasje, duke nënkuptuar ndoshta kështu edhe arsyen e ndarjes me Fatmën.

“Jetojmë në një botë shumë ritmike. Problemet kryesore të njerëzve sot nuk janë se zbehet dashuria apo ku e di unë, këto budallallëqet e dashurisë, në fund fare është i rëndësishëm respekti sesa dashuria.

Varet nga profesioni që bëjnë njerëzit, nëse ke punë të vështira nuk ke kohë më të rregullosh ditën, janë ca gjera që çakërdohen në familje dhe ke vetëm përplasje, është e kotë të vazhdohet përpara”, tha Alfio Rrotani.

Kujtojmë që çifti janë prindër të një djali të vogël, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Noah.

You may also like