Alemany: Duam që Dembele dhe Gavi të qëndrojnë, Lewandowski…

by admin
Spread the love

Drejtori i Barcelonës, Mateu Alemany, në një intervistë të dhënë për “Movistar” ka folur për merkaton dhe planet e sezonit të ardhshëm të klubit spanjoll.

“Ousmane Dembélé dhe Gavi duan të vazhdojnë të luajnë me ne dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme. Ne po bëjmë të pamundurën që të dy këta lojtarë të qëndrojnë te Barcelona.

Është e vërtetë që duhet të respektojmë disa limite në buxhetin e pagave, duhet të jemi të kujdesshëm, por do të bëjmë të pamundurën për ti mbajtur në skuadër”, ka thënë Alemany.

Drejtori i klubit katalanas ka folur edhe për transferimin e Robert Lewandowskit: “Nuk ka pasur takim me agjentin e tij. Nuk më pëlqen të flas për negociata që janë në proces. Nuk na pëlqen të diskutojmë për lojtarë që janë në kontratë me klubet e tjera”, ka thënë Alemany. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona Twitter

You may also like