Aleksandër Çipa: Kthimi i Sali Berishës është humbje e opozitës

by admin
Spread the love

Analisti Aleksandër Çipa i ftuar në një intervistë televizive ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe brenda selisë së PD-së, i cili e përjashtoi edhe ndarjen në dy pjesë të Partisë Demokratike.

Komenti i Çipës:

“Zhvillimet brenda Partisë Demokratike duket sikur janë një aksion politik i ish-kreut të saj Berisha. Kemi një kapitull të momentit të rikthimit të zotit Berisha në pushtet. Kthimi i tij do të ishte zvogëlim i kapacitetit të opozitarizmit politik në Shqipëri. Sipas të gjitha gjasave grupi i oponentëve të Berishës ka një tërheqje, e cila nuk i vlen Partisë Demokratike. Unë e përjashtoj mundësinë e një loje të përbashkët mes dy liderëve që kanë fatin e PD në dorë. Goditja më e fortë lidhet me grupin parlamentar të PD. Duket sikur edhe mundësia e ndarjes së PD në këto momente është më e pamundur dhe kjo do të varet vetëm nga qasja e zotit Basha për të ardhmen e kësaj partie.”,-u shpreh Çipa.

You may also like