Aleati kryesor i Putinit bën paralajmërimin e frikshëm: Lufta mund të zgjasë për dekada!

by admin
Spread the love

Lufta në Ukrainë mund të zgjasë për dekada, ka thënë aleati kryesor i Vladimir Putinit, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev.

Sipas Medvedev, lufta mund të kthehet në një konflikt të karakterizuar nga periudha të gjata luftimesh të ndërthurura nga armëpushimet.

Komentet e nënkryetarit të këshillit të fuqishëm të sigurisë të Putinit erdhën gjatë një vizite të fundit të tij në Vietnam, nga ku ai i përshkroi autoritetet ukrainase si një infeksion.

“Ky konflikt do të zgjasë një kohë shumë të gjatë, ka shumë të ngjarë dekada.

Për sa kohë që ekziston një fuqi e tillë, do të ketë, të themi, tre vjet armëpushim, dy vjet konflikt dhe gjithçka do të përsëritet”, tha Medvedev sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA, duke përsëritur pretendimin e Moskës se Ukraina është një shtet nazist.

Në janar, Medvedev tha se nëse Rusia mposhtet, mund të shkaktojë një luftë bërthamore.


Top Channel

You may also like