Aleancë e fshehtë Berisha-Rama? Lubonja ngre dyshimet: Kush ua dha informacionin këtyre amerikanëve

by admin
Spread the love

Analisti Fatos Lubonja e cilëson një diversion aleancën Berisha-Rama, pasi siç thotë ai atëherë do ishte shpallur Basha ‘non-grata’ nga SHBA-të.

Fatos Lubonja: Aleanca Berisha-Rama tani po e dëgjoj për herë të parë, më duket si diversion. S’e kisha dëgjuar ndonjëherë, Basha-Rama po. Të gjithë flasin a ka Rama-Basha një aleancë për ta bërë opozitën fasadë, për t’u nënshtruar amerikanëve, për ndihmë amerikanëve. Nëse do ishte aleancë Rama-Berisha do bënin Bashën ‘non grata’. Fakti që bënë ‘non-grata’ Berishën amerikanët dhe ne nuk kemi ngritur asnjëherë pyetjen se kush ua dha informacionin këtyre amerikanëve, kërko atë që ia ka dhënë informacionin për të gjetur se si.

Lobingjet e Ramës dhe Sorosi që hyn patjetër, Sorosi dhe sorosjanët që janë të punësuar, marrin para. Ka krijuar Sorosi një lloj elite, kaste të cilën e mbështet.

Në këtë aspekt unë gjykoj që fakti që Berisha është shpallur ‘non-grata’ nga amerikanët e përjashton aleancën Rama-Berisha.

You may also like