Aleanca për Shqiptarët pjesë e Qeverisë, këto emra i dorëzohen kryeministrit Kovaçevski – Shqip

by admin
Spread the love

LSDM MBAN NUMRIN E NJEJTË TË MINISTRIVE, AAA SHQYRTON DALJEN

Aleanca për shqiptarët edhe zyrartisht ka vendosur të jetë pjesë e qeverisë, ndërsa do të udhëheq me Shëndetësinë dhe Drejtësinë, si dhe një nga pozicionet e zv kryeministrit për çështje ekonomike ose ministrinë e Shoqërisw Informatike dhe Administratë. E gjihë këtë situatë akoma të paqartë e bën pozicioni I Alternativës e cila sipas burimeve të KlanMaqedonisë, po shqyrton opsionin e braktisjes së koalicionit qeverisës, por edhe tw mbetet në Qeveri por të mos votojë rikonstruimin qeveritar.

”Ministritë të cilët i takojnë ASH-së, janë ministria e Shëndetësisë dhe minisri i Drejtrësisë dhe ka dy opsione ose ministria për administratë ose zv kryeministër për çështje ekonomike. Zv ministrat që i takojnë ASH-së janë zv ministër në mbrojtje dhe zv ministër në Bujqësi” – tha Arben Taravari, ASH.

Hyrja e ASH-së në Qeveri mori dritë jeshile edhe nga LSDM. Sipas tyre me zgjerimin e koalicionit qeverisësië është evituar rreziku për “ndryshimin e kursit evropian të Maqedonisë së Veriut”.

Kemi një shumicë parlamentare më të madhe për reformat, politikat ekonomike dhe integrimin në BE. KQ-ja e LSDM-së autorizoi kryetarin e partisë Kovaçevski që t’i mbyllë bisedimet për zgjerimin e shumicës dhe të propozojë zgjedhjet kadrovike për rikonstruimin e Qeverisë” – tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.

Me hyrjen e Aleancës për Shqiptarët, LSDM ruan numrin e njwjtë të ministrive. Me humbjen e Drejtësisë, LSDM do të udhëheq me Ekologjinë që tani udhëhiqet nga Naser Nuredini, kuadër I BDI-së.

Sa I përket kuadrove të ASH-së që do ti dorëzohen sot Kryeministrit, KlanMaqedoni meson se në pozicionin e Shëndetësisë do të propozohet, Fatmir Mexhiti, në pozicionin e Drejtësisë, Krenar Lloga, ndërsa në postin e zëvëndës ministrit të Mbrotjes, Tiron Jahjaga kurse në Bujqësi, Mislim Zendeli. /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like