Aldo Bumçi zbulon dy mënyrat si mund të regjistrohet Sali Berisha në zgjedhjet e 6 marsit

by admin
Spread the love

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Aldo Bumçi i ftuar në “Radarin Informativ” deklaroi se e kanë përjashtuar mundësinë që në zgjedhje të futen nën logon e LSI. Ai u shpreh se në zgjedhje do të futen ose me sigël koalicioni ose të pavarur.

“Unë nuk e di pse është e vështirë të pranohet që 2 mijë demokratët e Lushnjes të përzgjedhin kandidatin më të mirë. Ai i përzgjedhuri do jetë kandidati ynë. Nuk ka sigël LSI ka sigël koalicioni ose do dalin si të pavarur. Do jemi në koalicion me LSI, PR, LZHK ose do dalim të pavarur”.-tha ai.

Bumçi foli edhe për 2 mënyrat si do regjistrohen në zgjedhje.

“Ka 2 mënyra si do regjistrohemi, do mund të regjistrohemi. Mënyra e parë është koalicioni i disa partive opozitare. Jemi në disa bisedime dhe në një marrëdhënie të mirë. Jemi në një koalicion të gjerë. Ndërkohë ajo që është partia që ka mbetur fraksioni Basha s’ka asnjë aleat deri më sot dhe s’ka arritur të nxjerrë asnjë kandidaturë. Ne jemi në bisedime që po shkojnë shumë mirë. Mënyra tjetër është regjistrimi si kandidat. Sido të regjistrohemi kandidatët tanë do kenë pas koalicionin më të madh”.-shprehet ai.

Teksa ka theksuar se janë në bisedime me të gjithë aleatët, Bumçi shtoi se Komisioni i Rithemelimit do të garojë me koalicion në 6 mars ndërsa shtoi se kanë përgjigje pozitive nga aleatët.

“Ky koalicion do të jetë për të 6 bashkitë. Kemi përgjigje pozitive nga të gjitha partitë opozitare, takime janë bërë me të gjitha krerët e tyre”.-tha ai.

I pyetur për një bashkim të mundshëm në zgjedhje duke garuar me një kandidat, Bumçi tha se e kanë ofruar mekanizmin e tyre. E kishte fjalën për primaret që do të zhvillohen të dielën për të votuar propozimet për kandidatë.

“Shkodra është bashkia ku ne hyjmë qartësisht për të fituar. Ne kemi ofruar mekanizmin tonë për të dalë me një kandidat. Dhe ky është procesi i zgjedhjeve. Ne i kemi ofruar të marrë pjesë në primaret që po zhvillojmë me PD. Të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë. Ne kemi 20 në Shkodër ai nuk ka asnjë, ai s’do ketë komision sepse s’ka njerëz. Ai s’po gjen kandidatë, s’ka aleatë. Ai është aty për një detyrë mëkëmbësi i Ramës. 6 marsi është dita ti tregojmë vendin Ramës”.-u shpreh ai.

Nga propozimet, Buçi tha se ka edhe mbështetës të Bashës.

“Jemi të bindur se do ketë votë masive për kandidatët tanë. Të dielën ne kemi primaret që do zhvillohen mes kandidatëve që do nxjerrë më të vlerësuarit. Në Shkodër ishin propozuar mbi 20 emra, do shikojmë sa emra kanë pranuar kandidimin. Kandidatët janë propozuar nga demokratët. Demokratët në jetën e tyre janë të njëjtët. Janë ata që kanë qenë në këto 30 vjet. Po të kishin qenë me zotin Basha do kishin bërë një votëbesim dhe do e kishin mbyllur këtë çështje. Demokratët kanë propozuar disa emra, por në Shkodër ishin mbi 20 emra, në Durrrës mbi 10. Këto janë demokratë që janë aty prej dekadash. Mes të propozuarve ka dhe njerëz që mbështesin Bashën”.-tha ai.

You may also like